zoom

Lajme

Shakira zbulon arsyen pse nuk po lidhet me askënd që pas ndarjes me Pique

Shakira, më në fund, ka zbuluar pse nuk po del me askënd pas ndarjes së saj nga ish-partneri Gerard Pique.

Në intervistën e saj të fundit me Rolling Stone, ylli 47-vjeçar i muzikës botërore e bëri të qartë se ajo nuk po mendon për të gjetur një partner romantik së shpejti, sepse “nuk ka hapësirë” për një mashkull të ri në jetën e saj.

“Unë nuk po mendoj për këtë. Çfarë hapësire kam për një burrë tani? Çfarë mund t’ju them, mua më pëlqejnë burrat. Ky është problemi. Nuk duhet të më pëlqejnë ata me gjithçka që më ka ndodhur, por imagjinoni se sa shumë më pëlqejnë burrat që më pëlqejnë akoma,” tha me shaka Shakira. “Por duke pasur një marrëdhënie formale, mendoj se fëmijët e mi duhet të jenë shumë të përgatitur për këtë, dhe mirëqenia e tyre emocionale dhe psikologjike është përparësia ime.”

Shakira ka dy fëmijë, Milan dhe Sasha, me ish-partnerin Gerard Pique. Këngëtarja dhe futbollisti ishin së bashku për 11 vjet përpara se të njoftonin ndarjen e tyre në qershor 2022. Pas ndarjes së tyre, dolën zëra se ish-futbollisti e kishte tradhtuar me të dashurën e tij aktuale, Clara Chia Marti.

Duke folur rreth thashethemeve të tradhtisë, Shakria tha:

“Jam shumë më pak e brishtë nga sa mendoja. Gjithmonë kam qenë aq e frikësuar nga dhimbja sepse mendoja se nuk do t’i mbijetoja… Përmes këtij procesi, unë u bëra më e fortë nga sa mendoja se isha. U bëra një person më i pavarur, i cili nuk mbështetet në askënd përveç vetes dhe tufës së saj të ujqërve”. /ZOOM.AL/