zoom

Slider

Shakira vazhdon “të përndjekë” Pique-n/ Në foton me të dashurën e re përmendet vetëm këngëtarja

Pique vërtet ka vazhduar jetën e tij dhe po shijon lidhjen me Clara Chian, por ai mesa duket do të mbetet gjithmonë “Ish-i i Shakirës”.

Fansat nuk mund të rrinë pa ia përmendur këngëtaren kolumbiane në postimet e tij.

Së fundmi Pique ka publikuar si rrallëherë një foto me Clara-n dhe komentuesit kanë nxituar të shprehin mendimet e tyre…jo dhe aq të mira.

Postimi është i mbushur me komente negative, por ato që bien në sy janë komentet që i kujtojnë Pique-s se ai njihet prej Shakirës.