zoom

Lajme

Shakira shtyn turneun në SHBA deri në vitin 2025, zemërohen fansat

2 nëntori ishte data e shënuar me të kuqe nga fansat e Shakirës. Kjo ishte data që ajo planifikoi për të nisur turneun e saj ‘Women’t Cry Anymore’ në Shtetet e Bashkuara. Mirëpo, siç ka bërë të ditur vetë këngëtarja në faqen e saj, nuk do të jetë kështu.

Turneu i saj në Amerikën e Veriut është shtyrë për në maj 2025 për shkak të kërkesës së lartë për bileta. Kështu, Shakira dhe ekipi i saj kanë vendosur të shtojnë më shumë data dhe, mbi të gjitha, të ndryshojnë ambientet në stadiume për të akomoduar shumë më tepër njerëz.

“Siç ka komunikuar Live Nation, është rritur kërkesa për bileta dhe më shumë koncerte, saqë ka tejkaluar pritshmëritë. Aq shumë saqë turneu në Amerikën e Veriut tani kërkon stadiume dhe më shumë koncerte. për të arritur tek më shumë prej jush, kështu që është zhvendosur në maj 2025”, thuhet në deklaratë.