Aplikacion
Kriza për mungesë personeli ka prekur aktualisht dhe sektorin e gastronomisë në Kosovë. Kjo është goditja e radhës duke marrë parasysh fillimisht pandeminë e Covid si dhe çmimet e rritura të produkteve.
Kryetari i Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës, Petrit Kllokoci në një deklaratë për mediat në vend konfirmoi mungesën e punëtorëve në gastronomi.
Ai shtoi se në përkeqësimin e situatës ndikon dhe sezoni i verës, duke bërë që një numër i madh i kuzhinierëve por dhe kamarierë të zgjedhin të punojnë në vende bregdetare. Sipas tij nuk është vetëm paga që i shtyn ata të largohen por dhe fakti që mund të punojnë dhe të shijojnë plazhin njëkohësisht.
Sipas analistëve në Kosovë, nuk ka një ndryshim të madh mes pagave që jepen në vend dhe atyre në Shqipëri për personelin e këtij sektori.