zoom

Aktualitet

Sërish telashe për Saimir Tahirin? Gazetarja: Po kryhet një hetim tjetër ndaj tij

Ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri po kryhet një tjetër hetim penal.

Deklaratën e bëri gazetarja e kronikës së zezë, Anila Hoxha në studion e “Top Story”.

Anila Hoxha tha se pas një hetimi të kryer për fshehje të ardhurash dhe pastrim parash, nga të dhënat e dorëzuara nga bankat, del edhe emri i Saimir Tahirit. Për këtë çështje, sipas saj, Saimir Tahiri mund të thirret për t’u marrë në pyetje nga Prokuroria e Posaçme.

“E kemi marrë vesh nga njerëz të politikës që me Kokën apo Dakon do të ndodhë diçka, nuk është standard. Ministrat janë të rëndësishëm kur kalojnë portën e asaj prokurorie, nga rezultatet mu tha se 18 janë kryebashkiakë janë nën hetim në SPAK, për dy prej tyre mund të ketë rezultate, nuk mund ta themi. Hetimet që po bëhen ndaj Ceno Klosit për fshehje të ardhurave dhe pastrim parash, hetimi ndaj ish ministrit të Brendshëm Tahiri, kanë dalë rezultatet e disa bankave, po kryhen hetime për një dosje tjetër, do të kërkohet pyetja e tij nga SPAK”, tha Anila Hoxha.

Tahiri u dënua me tre vjet e katër muaj heqje lirie, në shkurt të vitit 2022, nën akuzën e “shpërdorimit të detyrës”.

Më 4 shkurt të vitit 2022,Gjykata e Apelit Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (GJKKO) pas një seance të gjatë, dënoi Tahirin me pesë vjet burg për “shpërdorim të detyrës”.

Për shkak se Tahiri pranpoi gjykimin e shkurtuar, dënimi u ul në tre vjet e katër muaj burgim.

Tahiri u dënua vetëm për “shpërdorim detyre” duke i “shpëtuar” akuzave të tjera të ngritura nga Prokuroria si: “Korrupsion i zyrtarëve të lartë”, “Trafik të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim” dhe “Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”.

Postime të lidhura