zoom

Aktualitet

Sërish plagosje me thika nëpër shkolla. Policia merret me gjobat e makinave nëpër parkingje

Dy nxënës janë përplasur me thika me njëri-tjetrin në shkollën “Gjergj Kastrioti Baz” në qytetin e Burrelit paraditen e sotme.

Gjatë sherrit, njëri prej tyre ka goditur me thikë shokun, i cili është trasportuar në Spitalin e Burrelit.

Nga informacionet i plagosuri po i nënshtrohet një operacioni. Pas krimit tronditës në Tiranë, ku 14-vjeçari Martin Cani u masakrua me thikë në derën e shkollës nga bashkëmoshatari Marion Përlleshaj, dhuna në shkolla nuk po trajtohet nga policia.

Blutë mesa duket e kanë fokusin tek gjobat e makinave nëpër parkingje, duke mos u fokusuar tek siguria në shkolla, ku prindërit dërgojnë fëmijët e tyre për t’u shkolluar duke menduar se janë të sigurtë.

Postime të lidhura