zoom

Politikë

Sërish dhunë e kaos në sesionin e ri parlamentar? Bardhi zbardh planin e opozitës

Pak ditë para nisjes së sesionit të ri parlamentar, deputetët që mbështesin Sali Berishën janë të qartë për diçka: Edhe gjatë këtij vijon beteja me Edi Ramën.

Por në ç’forma do të zhvillohet kjo betejë? Përgjigjen nuk e kanë ende gati.

Kreu i grupit parlamentar demokrat, Gazment Bardhi deklaroi gjatë një interviste se çdo skenar është në tryezën e diskutimit.

“Në parim nuk përjashtohet asnjë akt nga aktet ekstreme të sakrificës të deputetëve të opozitës deri në përmbushjen e kërkesave tona.

Të gjitha këto opsione janë hedhur në tryezë dhe janë miratuar në parim nga deputetët e PD. Siç e thashë, do jetë grupi që do të vendosë nëse ne do kalojmë në një përshkallëzim të aksionit tonë në Kuvend. Pra, është një vendimmarrje që e merr grupi parlamentar, por secili prej nesh ka shprehur gatishmërinë për të kaluar në secilin nga skenarët që ju përmendët.

Ajo që dua të konfirmoj është se grupi parlamentar ka gjykuar që prioritet në atë moment do të duhet të jetë përballja me regjimin e Edi Ramës”, u shpreh Gazment Bardhi.