Aplikacion
Nga kontrolli në magazinën në pronësi të 37-vjeçarit, në fshatin Fatishe, Policia konstatoi se ky ambient ishte përshtatur për kultivim dhe prodhim të kanabisit, me pajisje që furnizoheshin me lidhje të paligjshme të energjisë elektrike. Drejtori i OSHEE-së, E. M., akuzohet për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Moskallëzimi i krimit”.
Ndërsa kanë nisur hetimet në gjendje të lirë ndaj elektricistit M. P., 60 vjeç dhe . K., 33 vjeç, me detyrë faturist i këtij institucioni për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Moskallëzimi i krimit”.
Gjatë kontrollit janë gjetur pajisje elektrike dhe sende të tjera që shërbenin për të kultivuar bimët narkotike, si dhe një sasi e vogël lënde narkotike kanabis. Të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.
Vijojnë hetimet për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.
Vrasje e shpërthim me eksploziv, arrestohet në Luksemburg anëtari i “Bandës së Niklës” (EMRI)