Aplikacion
Reagimi vjen pasi në tribuna gjatë sfidës Kroaci-Shqipëri u dëgjuan thirrjet “vrite serbin”. Surbatoviç shprehet se kjo është skandaloze dhe nuk ka lidhje me sportin e futbollin, duke shtuar se s’duam ta politizojmë kampionatin.
“FSS do të kërkojë masat më të rrepta nga UEFA, edhe me koston e mos vazhdimit të garës. Kjo është skandaloze dhe ne nuk duam të ndodhë më. Ne duam që tifozët që bërtisnin parulla të papranueshme të ndëshkohen në mënyrë të rreptë. Ne do t’i bëjmë një apel UEFA-s për ngjarje në stadium. Nuk ka lidhje me sportin dhe futbollin. Ne nuk duam ta politizojmë kampionatin”, tha u shpreh ai për median shtetërore serbe.
Ndërkohë Serbia është gjobitur nga UEFA me 14.500 euro për mesazhet raciste të tifozëve serbë në ndeshjen me Anglinë.
“Jemi të dënuar, por këto janë raste individuale. Ne jemi dënuar për shkak të një individi për abuzim racist. Nuk jemi ne. Ne nuk duam t’i atribuohet tifozëve tanë. Ne i mirëpresim të gjithë me zemër të hapur dhe jemi të njohur për këtë. Apeloj të jemi zotërinj kundër Sllovenisë dhe Danimarkës – tha Surbatoviç.