Aplikacion
Në sulmin e kryer në maj të vitit 2023, djaloshi, që atëbotë kishte 13 vjet, ishte zënë me dy armë në një shkollë fillore në Beograd.
Babai i djalit, Vlladimir Kecmanoviq, është dënuar me 14 vjet e gjysmë burgim, nisur prej të hënës, ndërsa nëna e tij, Milljana Kecmanoviq është dënuar me tre vjet burgim.
Nenamja Marinkoviq, instruktiv në klubin e qitjes Partizani, i cili e ka mësuar djaloshin si të përdorë armën, është dënuar me një vit e tre muaj burgim.
Djali adoleshent, i cili gjendet në një institucion psikiatrik prej kur e ka kryer sulmin, nuk mund të gjykohet sepse është nën moshën kur mund të mbahet përgjegjës penalisht.
Në një seancë gjyqësore, ai ka thënë se është penduar pse aktin e kryer, por nuk i ka treguar shkaqet që e kanë shtyrë deri aty.
Megjithatë, prindërit e tij janë akuzuar për “akt serioz kundër sigurisë së përgjithshme”, për dështim që të sigurojnë armët dhe municionet në mënyrën e duhur.
Të dy i hedhin poshtë akuzat në gjyqin e mbajtur me dyer të mbyllura.
Prindërit e fëmijëve të vrarë kanë marrë pjesë në seancë, me shpresën se do të mësojnë më shumë për motivin që ka shtyrë të riun për të kryer vrasjet.
Tetë prej fëmijëve të vrarë kanë qenë vajza.
Avokati i prindërve të djaloshit ka thënë se ai ka pasur jetë normale, dhe asgjë nuk ka dhënë sinjale për sulmin.
Ai ka thënë se prindërit nuk duhet të mbahen përgjegjës për sjelljen e të birit, dhe që vendimet do të apelohen. Rel/