Aplikacion
E njohur si Kaltri, ajo ka një histori shumë të dhimbshme të jetës.
Kaltrina ka treguar se serbët i kanë vrarë babain muzikant kur ishte 4 vjeç dhe tani do ta çojë ëndrrën e tij deri në fund.
“Unë jam shumë e lumtur që sot e kam rastin dhe mundësinë me vazhdu ëndrrën e babit tim. Ai ka qenë një pasionant shumë i madh ndaj muzikës. Unë do të isha shumë e lumtur nëse do të arrija ta bëja krenar atë një ditë. Unë e dua muzikën, por babai është edhe një arsye më shumë që mos ta lë muzikën në gjysmë. Edhe kur dua ta lë nuk mundem. Ndodh shpesh se nuk është e lehtë, ke të bësh me shumë njerëz, situata të ndryshme, por prapë se prapë e gjej rrugën”, rrëfeu ajo.
Më tej, Kaltrina foli edhe për këngën e saj më të re me titull “U djega”, për të cilën ka bashkëpunuar me Bardhin.
“Jam shumë e kënaqur nuk e kam besuar që do të dalë kaq mirë. Bashkëpunëtorët e mi janë profesionista”, tha artistja./zoom.al/