Aplikacion
Pritja në Tiranë – “Ndjehem mirë që jam në Tiranë, e vlerësoj edhe skuadrën e Tiranës. Kushtet janë të mira, kundërshtari ka lojtarë të mirë dhe të vendosin në vështirësi. Kemi pritshmëritë tona, kemi eksperiencën tonë në ndeshjet europiane. Shpresoj që pavarësisht avantazhit, ndeshja të shkojë në avantazhin tonë. Duke e parë nga ndeshja e parë, Tirana luan në grup, lojtarët rreshtohen mirë, ne kemi ardhur për rezultat dhe për kualifikim”.
Shqiptarët e Tiranës në Superligën turke – “E njoh futbollin shqiptar, Cikalleshi është nga ata që spikati në Turqi. Presidenti i Bursasspor është shqiptar, me shqiptarët duket sikur nuk jemi të huaj. Kam vlerësim maksimal, ashtu si kam edhe për Tiranën. Shpresoj që tifozët të kënaqen. Njohim Abazajn dhe Selmanin se kanë luajtur në Turqi, ata luajnë në grup. Duhet t’i bëjmë që të luajnë lojën tonë, stadiumi është i mirë, por bari është problem dhe mund të ndikojë për ndeshjen e nesërme”.
Diferencat – “Trajneri Shehi ka bërë një punë të mirë, duke analizuar edhe sezonin e kaluar. Kanë luajtur mirë në kampionat dhe Europë, është një skuadër kompetitive, por jo si Besiktasi. Ne kemi cilëitë dhe garancitë si një skuadër e madhe. Tirana zhvillon lojën me mundësitë e saj. Futbolli shqiptar është zhvilluar, shumë shqiptarë luajnë në Europë. I uroj sukses Shehit. Pavarësisht kundërshtarit ne luajmë lojën tonë, do përpiqen të na vendosin në vështirësi. Rezultati do të shkojë në favorin tonë”, u shpreh Gunes.
Ndeshjen mes Tiranës dhe Besiktas do të luhet të enjten në “Air Albania”, duke nisur nga ora 20:00. /zoom.al/
None found