zoom

Slider

Selmani i pafat! Tirana njofton se portieri do t’i nënshtrohet operacionit

Gentian Selmani është i pafat. Portieri i Tiranës, i cili u dëmtua në minutën e 32 të ndeshjes kundër Besiktas do ti nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale.

Selmani ka thyer tibian dhe për pasojë, do të duhet që t’i nënshtrohet një operacioni edhe pse kishte shpresa se mund ta kalonte dëmtimin vetëm me allçi.

Tashmë, ende nuk dihet se sa kohë do të duhet që të qëndrojë Selmani jashtë, por e sigurt është që Tirana do të duhet të bëjë pa shërbimet e tij për disa javë.

“Shërim të shpejtë Gentian Selmani! Bardheblutë të presin të veshësh sërish dorezat e portierit.
Gentian Selmani pëson një frakturë të tibias dhe pritet t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale si mënyrë për rikthimin më të shpejtë në fushë”, shkruan klubi i Tiranës. /zoom.al/

Related Posts

None found