zoom

Bota

SELFIE që u bë virale/ Pasi pushtuan Afganistanin, talebanët pozuan duke… (Foto)

Luftëtarët talebanë tashmë që kanë marrë kontrollin e gjithë vendit, veç fitores së pushtetit, po shijojnë edhe disa kënaqësi bazike të jetës.

Disa luftëtarë kanë pozuar duke shijuar nga një akullore, teksa kanë shkrepur një selfie, në rrugët e Kabulit.

Kjo fotografi është bërë virale në rrjetet sociale.

Kujtojmë se talebanët u kthyen në pushtet në Kabul të hënën, pas një përparimi ushtarak në mbarë Afganistanin, ndërsa forcat e udhëhequra nga ShBA-ja u larguan pas 20 vitesh nga shteti islamik.