Aplikacion
Dyshimet kanë lindur sërish dhe shkak u bë një veshje e artistes.
Fansat e Selena-s kanë bindjen se një pulovër që ajo veshi gjatë fundjavës nuk ishte thjesht një triko, por ishte një e dhënë se ajo është duke u takuar me Chris Evans.
Këngëtarja u pa në një video në “TikTok” të mikes së saj, Taylor Swift, e veshur me një pulovër ngjyrë kremi, për të cilën fansat ishin të sigurtë se ishte shumë e ngjashme me atë që kishte veshur personazhi i Evans në “Knives Out”.
Edhe pse këto pulovra nuk ishin plotësisht të njëjta, fansat mendojnë se kjo është një shenjë se Gomez dhe Evans kanë diçka mes tyre.
Kujtojmë se dyshimet për një romancë mes tyre lindën kur Evans publikoi në Instagram një video duke luajtur në piano dhe mendohet se në kapakun e instrumentit dukej reflektrimi i artistes.
Këto janë disa dyshime të ngritura në rrjet, por sa të vërteta mund të jenë këto askush nuk e di pasi asnjëri nga ata nuk e ka konfirmuar një gjë të tillë.