zoom

Lajme

Selami Jenisheri i premton Berishës 25 mijë vota. Çfarë kërkon ai në këmbim

Partia Demokratike do të garojë në zgjedhjet e 11 majit në koalicion me 25 parti.

Mes partive aleate të PD-së është edhe Bashkimi Popullor i Pensionistëve Shqiptarë, me kryetar Selami Jenisherin.

Ai u bë deputet në Kuvendin e Shqipërisë, pasi opozita dogji mandatet.

Këtë herë, Jenisheri kërkon nga Berisha të paktën një deputet të sigurtë në listat e mbyllura. Në këmbim, ai i premton kryedemokratit 25 mijë vota të pensionistëve.

“Kjo parti quhet e vogël por nuk është kështu. Partia jonë ka kontigjent 730 mijë pensionistë. Jemi regjistruar në zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025, është parë e arsyeshme ti bashkohemi kooalicionit të PD-së. Fillimisht na thirrën, para firmosjes bëmë një takim me 7 parti.

Na intereson të jemi të një koalicioni. Fillimisht doja personalisht të isha në negociata me Dashamir Shehin, më pas qëndruam me atë të PD-së. Kërkojmë një deputet në listat e mbyllura në qarkun e Tiranës nga ana e PD-së.

Nëse kjo kërkesë plotësohet, ne i ofrojmë PD-së një ekonomi dy-tre fish, drejtësi si në SHBA. Në Tiranë janë rreth 250 mijë pensionistë, 5 zyra janë ku marrin pensionet pensionistët. Mund të shkoj në zyra të vë një letër të madhe dhe u tregoj si do të çoj pensionin 200 mijë lekë.

Ne i japim 25 mijë vota PD-së, të paktën 3 deputetë. Ne jemi kryetarë partie për ta çuar jetën e shqiptarëve përpara, dhe kjo bëhet nga njerëz me integritet. Ne nuk do çojmë pensionistët në Kuvend, por të rinjtë. Besoj te PD dhe te Sali Berisha, dua t’ia le atij hapësirën tonë”, tha Jenisheri në Euronews./ Zoom.al

Postime të lidhura