zoom

Aktualitet

Sekuestrohen kontejnerët me mbetje toksike, Prokuroria: Të depozitohen në vend të sigurtë

Prokuroria e Durrësit ka vendosur që të sekuestrohen 102 kontejnerët që dyshohet se transportojnë mbetje toksike.

Anija “MOLIVA”, e cila cila kishte destinacion Tajlandën, ka mbërritur mëngjesin e sotëm në Portin e Durrësit dhe u ankorua në radë.

Në vendimin e Prokurorisë së Durrësit thuhet se kontejnerët duhet të depozitohen në një vënd të sigurtë dhe të monitorohen 24 orë me kamera.

Gjithashtu ka ardhëruar që të mbahen në gjendjen që janë pa u proceduar me hapjen e tyre.

“Në funksion të këtij procedimi është e nevojshme të sekuestrohen në cilësinë e provës matëriale me qëllim kryerjen e ekspertimeve përkatëse 102 kontenierë, të cilët janë duke u transportuar në Shqipëri me anijen MOLIVA XA443A dhe që sipas informacioneve të Drejtorisë së Hetimit Doganor janë kontenierët të cilët janë transportuar sipas deklaratës doganore R27224 datë 04.07.2024 me eksportues Sokolaj sh.p.k. dhe marrës GS Minerals Doo. Për këto arsye, bazuar ne nenet 187, 188, 189, 208 dhe 304 të K.Pr.Penale Vendosa: Sekuestrimin në cilësinë e provës materialeve të 102 kontenierëve të cilët janë duke u transportuar me anijen MOLIVA XA443A”, thuhet në vendim.

Vendimi i Prokurorisë:

Bashkëlidhur me këtë shkresë, po ju dërgojmë për ekzekutim Vendimin e Prokurorit datë 26.10.2024 për sekuestrimin e konteniereve në lidhje me proçedimin penal nr. 1596/2024.

Të gjithë subjeketet e ngarkuara me zbatimin e këtij vendimi të nënshkruajnë në procesverbalin e sekuestrimit, në të cilin të përshkruhen në mënyrë të detajuar të gjitha veprimet që do kryhen në ekzekutim të vendimit dhe përshkrimi i saktë i sendeve. Të merren masa që sendet e sekuestruara të depozitohen në një vënd të sigurtë si përsa i përket sigurisë mjedisore dhe asaj fizike, nëpërmjet monitorimit të kamerave 24 orë.

Sendet esekuestrua të mbahen në gjendjen që janë pa u proceduar me hapjen e tyre.

Praktika e mbajtur për ekzekutimin të dërgohet menjëherë në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.