zoom

Stil

Sekretet e Jennifer Lopez, si arrin të duket aq mirë në moshën 52 vjec?

Në moshën 52 vjeç, Jennifer Lopez nuk është dukur kurrë kaq mirë. Me nje trup të formuar nga zotat, ajo ka gjithashtu një fytyrë të bukur, flokë, lëkurë dhe çdo gjë tjetër.

Si arrin ajo t’a bëjë këtë gjë? Përvec gjeneve të mira, Vogue liston të gjitha trajtimet dhe ekspertët që ajo frekuenton si pjesë të rutinës së saj të mirëqenies dhe bukurisë.

 Lëkura

Përveç linjës së saj J Lo Beauty, e cila ofron cdo gjë që nga maskat tek larësit, Lopez bën trajtime tek Toska Husted.

 

Toska Husted ka klientë të famshëm si Kim Kardashian & Jennifer Aniston.

 

Në klinikë kryhen trajtime të ndryshme nga masazhe fytyre tek produktet e kujdesit të lëkurës Biologique Recherche. Lopez e vizitoi klinikën e saj një javë para performancës së saj në Super Bowl në 2020.

 

Vetullat

Pas vetullave të grave më të famshme të botës fshihet Anastasia Soare, krijuesja e Anastasia Beverly Hills.

 

Sipas Soares, asnjë trajtim nuk është më i rëndësishëm se i vetullave.

 

Flokët

Jennifer Lopez dhe Chris Appleton

Për flokët voluminozë të Jennifer Lopez kujdeset Chris Appleton.

 

Make-up

Mary Philips është e preferuara e Lopez.

 

Trupi

Jennifer Lopez njihet për trupin e saj të tonifikuar.

Ajo frekuenton Tracy Anderson, e cila është gjithashtu trajnerja personale e Victoria Beckham, Gwneth Paltrow, Madonës.

 

‘’Metoda e Tracy Anderson’’ është e dizenjuar për të punuar me muskujt e vegjël të trupit për të tonifikuar trupin teksa forcohen. /Alesia Doçi – Zoom.al

 

 

 

T