zoom

Politikë

Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri mbërrin në SPAK

Ish-ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri është paraqitur në SPAK.

Raportohet se Gjiknuri është thërritur për të dëshmuar në SPAK në cilësinë e personit që ka dijeni për çështjen e abuzimeve të dyshuara të ndodhura gjatë zbatimit të projektit të rrugës Tiranë-Elbasan.

Gjiknuri, në kohën kur ishte Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, kallëzoi në prokurori “abuzimet e konstatuara| nga raporti i një auditi të kryer për zbatimin e këtij projekti dhe përgjegjësitë e ish-drejtuesve të ARRSH.

Ish-ministri urdhëroi auditin dhe dorëzoi kallëzimin në Dhjetor të vitit 2017. Ai po jep sot sërish shpjegime për këtë çështje pas pafajësisë që morën ish-zyrtarët e kallëzuar.