zoom

Bota

Sekretari amerikan i Mbrojtjes: Trupat ruse janë pozicionuar për të kryer sulm!

Duke folur në Vilnius, Lituani, Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin tha se ishte e qartë se Rusia kishte marrë një vendim dhe po lëvizte në pozicionet e duhura për të kryer një sulm ndaj Ukrainës.

“Ata janë duke u pozicionuar dhe tani gati për të goditur”, tha Austin.

“Nëse shikoni qëndrimin në të cilin ai është sot, duket se (Putini) ka marrë një vendim dhe ata po lëvizin në pozicionet e duhura për të kryer një sulm”.

Austin përsëriti komentet e mëparshme nga presidenti amerikan, Joe Biden se presidenti rus Vladimir Putin kishte vendosur të pushtonte pas disa javësh ku SHBA-ja thoshte se ai nuk kishte marrë një vendim.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes dhe të tjerët në SHBA vazhdojnë të thonë se diplomacia është ende e mundur, dhe ai shtoi:

“Unë besoj se ne duhet të përpiqemi deri në minutën e fundit, derisa të mos jetë e mundur”.

Ndryshe, të premten, presidenti Biden tha se ai besonte se forcat ruse synonin ta sulmonin Ukrainën “në javën e ardhshme”, ose edhe më herët dhe se një sulm do të vërë në cak kryeqytetin ukrainas të Kievit.

“Që nga ky moment, jam i bindur se ai e ka marrë vendimin”, tha Biden.