Aplikacion
FITORJA ME LAÇIN – “Duhej më patjetër që të fitonim këtë ndeshje, bëmë një super paraqitje dhe jam shumë i lumtur. Shfrytëzuam gabimet e kundërshtarëve, i bëmë presingë në fillim. Shfrytëzuam rastet që kishim. Jemi të lumtur që shënojmë shumë gola. E kam thënë që duhet të jemi të përqendruar dhe të punojmë fort deri në fund”.
E ARDHMJA – “Nuk e di për ndonjë ofertë për mua, thjesht di që në klub janë interesuar. Për momentin nuk më intereson, pasi jam i fokusuar këtu. Kam ardhur të ndihmoj Tiranën dhe ata mua. Shpresoj të vazhdoj kështu”.
SEFERI-XHIXHA SI RAUL-MORIENTES – “Më shumë besoj ngjajmë me ish-sulmuesit e Barcelonës, Etoo-Ronaldinho”.