zoom

Lajme

Seanca plenare, Noka përplaset fort me Peleshin, Hasanin dhe Gjinin: Nëse s’hyjmë ne, s’hyni as ju

Opozita përplaset me maxhorancën në oborrin e Kuvendit, teksa iu është bllokuar hyrja për në godinë.

Demokrati Flamur Noka ka pasur përplasje me ish-ministrin Niko Peleshi dhe ministrin Igli Hasani.

Debati:
Noka: Ju hajdutët

Hasani: Ti je narko

Noka: Unë jam zgjedhur me votën e popullt ti je me firmë. Jeni hajdutë

Peleshi: Kujto se çfarë ke bërë.

Peleshi: S’po dini se çfarë po thoni, po flisni përçart.

Deputeti i Partisë Socialiste, Frrok Gjini pati po ashtu një përplasjen me Nokën, jashtë Kuvendit.

Gjini: Mos më prek me dorë

Noka: Hajde mo burrë, me mua jo me të tjerët

Gjini: Nuk du me pas gjo me ty

Noka: Kur s’më lenë mua të hyj, as ti s’do hysh

Gjini: S’kam punë me ty unë. Nuk kthehem mbrapa unë tani, do futem brenda