zoom

Aktualitet

Seanca në Kushtetuese, Meta: Brenda 48 orëve do dorëzojmë 72 përgjigjet

Presidenti i Republikës Ilir Meta deklaron se pasi është njohur me 72 pyetjet e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, brenda 48 orëve jo vetëm do të dorëzojmë 72 përgjigjet.

“Falënderoj Këshilltarët e mi për punën e shkëlqyer, që kanë bërë gjatë farsës gjyqësore të iniciuar nga ish-Kuvendi monist dhe antikushtetues.
Pasi u njoha me 72 pyetjet e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, brenda 48 orëve jo vetëm do të dorëzojmë 72 përgjigjet, por personalisht si President i Republikës do ua lexoj të gjithë qytetarëve të Republikës përgjigjen për çdo pyetje, nga Institucioni i Kryetarit të Shtetit.
Mirë u takofshim sonte në ora 21:00 në “Frontline”, në NEWS 24. ✌️??”