zoom

Aktualitet

“S’e mora vesh fare, i futa një cigare”! Flet personi që terrorizoi qytetarët në shesh

Personi i cili hyri me makinë në sheshin “Skënderbej” duke rrezikuar jetën e qytetarëve dyshohet se ka qenë nën efektin e lëndëve narkotike.

Ndërkohë që u arrestua nga policia, i riu ka deklaruar:

“Nuk e mora vesh fare. I futa një cigare”.

Mësohet gjithashtu se në makinë personit iu gjetën edhe disa doza droge.

Ka qenë një qytetar, i cili ka ndërhyrë duke neutralizuar autorin. Në një komunikim për gazetarët “heroi” që bëri të mundur të ndalonte një rrezik të mëtejshëm tha se ngjarja ishte e ngjashme me një akt terrorist.