zoom

Aktualitet

S’donin të paguanin lekët, dy të rinjtë dhunojnë dhe kërcënojnë pronarin e një karburanti

Dy të rinj raportohet se kanë dhunuar dhe kërcënuar me armë zjarri pronarin e një karburanti pasi refuzuan të paguanin lekët.

Në kërkim janë shpallur 29 vjeçari me iniciale K. M. alias K. B., dhe 28 vjeçari me iniciale A. S., ky i fundit, aktualisht në kërkim nga Policia e Tiranës, për një tentativë për vrasje.

“Pas kallëzimit të një 49-vjeçari, se në ambientet e karburantit që kishte në pronësi, në Mirditë, ishte dhunuar dhe kanosur me armë zjarri, nga 2 shtetas të cilët kishin refuzuar të paguanin për furnizimin e automjetit të tyre me karburant, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë kanë organizuar punën dhe kanë shkuar menjëherë në vendngjarje”, njoftoi policia.

Njoftimi:

Dyshohet se kanosën me armë zjarri, pronarin e një karburanti, pasi e dhunuan në ambientet e biznesit të tij, për motive të dobëta, identifikohen 2 shtetasit dhe punohet intensivisht për lokalizimin dhe kapjen e tyre.

Pas kallëzimit të një 49-vjeçari, se në ambientet e karburantit që kishte në pronësi, në Mirditë, ishte dhunuar dhe kanosur me armë zjarri, nga 2 shtetas të cilët kishin refuzuar të paguanin për furnizimin e automjetit të tyre me karburant, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë kanë organizuar punën dhe kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.

Si rezultat i veprimeve hetimore të shpejta, janë identifikuar autorët e dyshuar të këtij rasti, shtetasit K. M. alias K. B., 29 vjeç dhe A. S., 28 vjeç, ky i fundit, aktualisht në kërkim nga Policia e Tiranës, për një tentativë për vrasje.

Me qëllim lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të autorëve, po kryhen kontrolle intensive, si dhe po hetohet për të përcaktuar itinerarin e lëvizjes së automjetit të këtyre 2 shtetasve, pas largimit nga karburanti.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Lezhës, për hetime të mëtejshme.