Aplikacion
Sipas kanalit “Sport1”, ditët e fundit përfaqësuesit e ish-sulmuesit të famshëm të Realit, janë kontaktuar nga klubi i Gelsenkirchen për të marrë stolin e skuadrës.
Largimi i Reis, i shkarkuar të mërkurën e kaluar pas humbjes së katërt në shtatë javë, e detyroi bordin të bënte lëvizjet për të gjetur një trajner të ri.
Ish-lojtari i FC Schalke 04 preferon të qëndrojë te Castilla dhe të tentojë të arrijë sërish ngjitjen në Segunda Division.
Përveç ish-skuadrave të tij, Eintracht Frankfurt e ka kërkuar në disa raste. E njëjta gjë ndodhi edhe me Leeds-in, i cili i bëri një ofertë vitin e kaluar, kur ishte në Premier League.
Për momentin, Raúl është i fokusuar te Castilla dhe nuk dëshiron të heqë dorë nga mundësia për të marrë ekipin e pare të Realit vitin e ardhshëm nëse Ancelotti nuk rinovon. /zoom.al/