Aplikacion
Festat kaluan, po lanë pas çudira. Na pushtoi tahmaja e të ngrënit ajo lubi që plot rrengje i punon njeriut të gjorë. I pari e peson gjumi nga i cili dalin uturima si zhgalitje muri. Endrrat perziejnë të shkuaren me te ardhmen.
Dy të tilla me shënjuan ndërrimin e viteve me ndonjë gromësime në mes si ndarje epokash.
Njëra me personazh Kryezevendes Liderin Muli dhe tjetra me Babon. E para kishte teme partinë, bashkimin e dyta qeverinë, performancen dhe inteligjencen artificiale. U poqem me Mulin ndanë një strehe qe të mos lageshim nga shiu. Ai erdhi i menduar siç i ka hije. Dy rrudha koha me derte ja kishte qendisur mbi ballë. U përqafuam me mall si dy luftëtarë lirie pas beteje. Nga një duhan drodhëm. Pas një pauze te nevojshme që mendimet të shndërrohen në fraza si belcia që del raki filluam muhabenë.
Regjimi tha na izoloi Doktorin, demokracia është në terheqje, Opozita nën agresion duhet bashkim, dilemat janë oportunizem dhe shkelje syri ndaj kreut të meduzes.
Ndonëse me semboi diçka në gji miratoja me kokë. Fola unë pas një cope here: ne kemi qënë të gjithe vartes të Doktorit padrejtësia ndaj të cilit na dhëmb , madje krejt Shqiperia, ti e di edhe te Lulit. Kur na tha ai e bëme hasha , dhe mire qamet kemi bërë.
Po ja tani kur te vi aty kam një merak kë do kem shef, kush do mi pergatise deklaratat që do lexoj, kush do ma mase performancen, cili do me qortoje per gabimet e kush do me levdoje per sukseset? Gjithmone kam patur dëshire te jem vartës i Banës . Po nese ajo s’ka nge sepaku i Aldos ose Akilit se Oerdi me Luçon janë më nopranë ata me zor pranojnë dhe ofiqn tën si Kryezevendes Lider qe historia ta skaliti.
Jo, jo mos e kij atë hall me dha siguri. Ti do ti marrësh direktivat drejt e nga Doktori si Salianji , si dikur Abat Doçi nga Papa, nëpërmjet meje qe s’ta kam me hile. ( psheretiva, kete e di i thashe nën zë).
Ndërsa për grupin e mesit vazhdoi do caktojmë një komision 6 mujor monitorimi e nderlidhjeje të udhëhequr nga zonja Kalaja, zonja Edhit dhe zonja Garo qe të integrohen natyrshëm dhe pa stres.
Po e bëjmë sefte me një fraksion i thashë e pastaj shohim rrugës. Ndërhyri: kush ja ka parë hajrin pakicës behu pjese e shumicës së shëndoshë me këshilloi dhe iku befas ashtu siç kishte ardhur.
Barkun e ndieja të rëndë , fyti më ishte tharë. Shyqyr mu gjend aty afer një sapllakë me ujë dhe ja qita fundin, si turbinë e tërhiqja. U solla u mbështolla e me zu prapë i ziu gjumë.
Po një tjetër ëndërr ra mi mua. Me ngjau se isha në zyre dhe me ra telefoni. Të kërkon Babo me xhebral me thanë. Po hazer jam u gjegja ! Me muaren ca zaptie dhe me shpunë në një konak, ku në një shilte të madhe, me brandaveke veshur, një çallme në kokë, tespie në dore si sulltan rrinte Babua. Hajer Padishah bëm kabull se nuk di pse me ke thirrur?!
Ai nuk foli menjëherë po trazonte xhezvenë mbi zjarr dhe dikur më pyeti si t’u duk promocioni i inteligjences artificiale të vitit 2030? Nuk po kuptoja ambienti ishte si i 1453 pyetjet për 2030. Punë ëndrrash hesapi. Mblodha veten.
Po ç’ të them u përtypa, birinxhi, gezim i madh qe, e fjalet janë të varfra për ta shprehur. I kam ca pyetje nga aktualiteti por edhe për motet në vazhdim. Hajer Padishah !
E kam patur një si mërzi , një si re në kokë per këtë Tezen bile me pat dalë njollë edhe në filxhan po tani m’u vërtetua. Nuk ndërhyra e lashë të vazhdonte. Nuk u besova syve ku per 10 milonë turistet ajo falenderonte stafin e asaj palo ministri që e kam per hudhër. Po rilindja urbane, po samitet dhe intervistat, hokat e qyfyret , pjatat me fytyrën time qe ju dhurova liderve, atë që Mamica e tha me mirë se kushdo per munxet që i tregova ambasadorit rus në OKB dhe ke falenderon ajo stafin e saj e veten?! Një heshtje e murretyer na ndau per disa sekonda.
Kroi pak fytin dhe desh te dinte si i kemi punet ne të Opozitës po ja ashtu na ke vënë zjarre e fshehur dorën por po te zunë do ta presin. Mos bini në dëshpërim këshilloi me ju që jeni grup i madh me 43 veta do merrem vete se keni nevoje per lider të fortë.
U shkrytha pak e reagova po ja sikur jemi me mesuar me shef Taon. Joo ai ka në patronazh Lulin e properendimoret e tjere tha. Hajer!
Meqe ra fjala si t’u duk tek Topi ai ? Ç’thua i thashë ne pame të gjithë ty tek Klani e na kënaqej shpirti. Marshallah, marshallah.
Llafe po perhapen tha qe keta të mitë po ziren?! Po vallahi janë ndarë ne tre grupe dhe duan ti hanë koken njeri tjetri që ju plaçin sytë. Qefiret bëzani më parë do jua kepus unë atyre. Aferim aferim.
A mendon që duhet ta freskoj pak qeverinë nga Pranvera? Po shto verioret se e ke bërë fare toskeri perfitova unë dhe rruget andej te gjitha i bën bahçe me bahçe , ne ketej siper jetim me kale e gomar gerxheve.
Po ja kam Ulsinë tha ndonëse deshën ta hanë gjallë dy burra e dy gra per ti zënë vendin po Ulsia është esnaf ma do xhani. Bela sikur po të rri rënde keto kohë? Jo mo është e zënë me pune vatani po me ka në vemendje bereqavers, shendet te ketë.
Si duket Ogi te arsimi a u rehatua? Jangëllesh i thashë, ardhi tek ne paret tek fakulteti ynë e na daroviti me haberre, me zor e lamë të ikte se na u bë si e shtëpisë.
Te kanë parë një ditë me Ditmarin apo jo mu drejtua? Po e vertete kishte merakun e Nikos meqenese nuk shihen me po zemra i pikonte mall, me dha ti shpie dy litra raki ca ftonj e pak mjalte se kohe virozash e duhet per kalamaqerit.
Po pse zgjodhi ty jo Damon u bë kureshtar? Po Nikoqiri nuk takohet me te deklasuarit , nuk e turbullon bindjen. I lodhshem realiteti pohoi, as une se lexoj më, keta firaunë me tejkalojnë në deshira. Le të flasim per inteligjencen artificiale dhe të ardhmen. Ashtu u bëfte.
Sikur tha të bëj një ministri të vreshtave e rakise e në krye të saj të ve Bujarin e Lushnjes? Unë : prishur mos qoftë. Nese nje tjeter sajoj per të mbjellat e të korrat dhe si adapt çoj Bafton? Unë: prishur mos qoftë.
Një dikaster per lotet e gëzimit se veç gezime do kemi në vazhdim, s’ke kundershti per Laertin?! Jo skam vallahi e ka treguar me vepra. Per Virtytin kunder vesit edhe ty mendja tek Toni te vete? Sigurisht pa asnje dyshim.
Po per nostalgjitë dhe sevapin politik? Une nuk fola , ç’ me duhej të beja isha pa patur pula? Mimi du Puccini, Ermon apo Etilden? Nese ma degjon fjalen, izem Padishah them Etilden si më melankolike.
Atë do bej. Bora asokohe me gjithë këtë kontribut do jetë Kryetare Parlamenti. Tunda koken. A ta bej një rixha?
Jepi tha ai me zemergjersi. Ministrinë e Bakllavasë jepja Antoneta Dhimes se e qan, ka bere nje per vit te ri që të lepish gishtat. Byrekun e merr halle Ikonomi e di gjithë dynjaja. Qofte e bërë.
Atë te veteranve të Rilindjes jemi një zëri per Pandin se do jetë plako burrë.
Dilon shef per vajin e kembes. Margeritin them ta çoj në vend të Bakes. Nuk ngurrova aty, ky po që është sihariq.
Mamicen do u ve mbi krye si trashigimtare retorike. Do i ve punet per fill e per pe.
Keshtu Babo ishte plot vizione. Ne të dale me panë Jorushi i Tabakeve që çorri faqet dhe Lideri që kërkon perspektive Gazi që shtiu me çifte po saçmet nuk me moren. Def u bë gjumi. Firar qetesia. I paqarte horizonti as Kosta i Gramozit dhe Lindites mes të mbajturit thatë diten e Krishtlindjeve e bollekut të nates se 31 dhjetorit, sdi me ç’ të thote ! Thjesht flet me vete si murg tibetian. Aren Pellumbi e sheh me bisht të syrit duke uruar ishallah e pat dhe ky. Rivalitet i vjeter!
Gjenden sërish armatime në veri të Kosovës/ Mes tyre edhe uniforma ushtarake të SHBA