zoom

Aktualitet

Sarandë/E mitura akuzon nënën e saj:Më detyroi të kryeja marrëdhënie seksuale me disa persona

Një adoleshente ka kallëzuar në Policinë e Sarandës nënën e saj, duke deklaruar se e ka shfrytëzuar seksualisht për qëllime përfitimi.

Prokuroria e Sarandës është ngritur në këmbë dhe po punon për mbledhjen e të dhënave dhe më pas zbardhjen e rastit.

Njoftimi:

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimin penal për shtetasen E. M., 37 vjeçe, banuese në Sarandë, pasi ka kallëzuar vajza e saj 15 vjeçe se kjo shtetase e ka nxitur të kryejë marrëdhënie seksuale me disa shtetas, për të përfituar para”, sqaron policia.