zoom

Lajme

Sara Gjordeni shpërthen ndaj Kiarës, postimi “bombë”: Unë 3 isha dhe ajo 13-të…!

Sara Gjordeni dhe Bardhi Idrizi janë një ndër çiftet që u dashuruan dhe u lidhën në shtëpinë e “Big Brother VIP”, duke e vazhduar romancën edhe pas daljes nga shtëpia.

Por shpesh-herë dyshja janë kritikuar nga fansat se po kopjonin historinë e dashurisë së çiftin Luiz Ejlli-Kiara Tito, të cilët gjithashtu sezonin e kaluar u lidhën në “BBVIP”, ndërsa kurorëzuan me martesë dashurinë e tyre brenda kësaj shtëpie dhe së shpejti do të bëhen prindër për herë të parë.

Mirëpo së fundmi Sara ka reaguar ashpër ndaj një komentuesi, i cili shkruan se çifti dëshirojnë të kopjojnë Luizin dhe Kiarën, teksa modelja e ofendoi keq edhe këtë të fundit.

“Pse mundoheni të bëni si çifti Luiz-Kiara nuk ju shkon fare”, u shpreh komentuesi.

“Hundën dhe buzët. Unë 3 isha dhe Kiara 13. Ec qarkullo”, shkruan Sara, ndërsa Kiara akoma nuk ka reaguar në lidhje me këtë deklaratë të ish-banores së “BBVIP”. /ZOOM.AL/