zoom

Aktualitet

Sapo kishte dalë nga burg, 22-vjeçari shqiptar qëllohet me armë! Si është gjendja e tij

Një 22-vjeçar shqiptar ka mbetur i plagosur nga të shtënat me armë zjarri në orët e para të mëngjesit në Peristeri.

Rreth orës 02:20 të mëngjesit, dy automjete janë vendosur në ndjekje të njëri-tjetrit deri në rrugën Dodekanisou.

22-vjeçari shqiptar, i cili ishte pasagjeri në mjetin tip Smart, ka zbritur nga makina dhe është qëlluar në këmbë nga një i ri grek që ndodhej në mjetin tjetër.

Më pas të gjithë janë zhdukur nga vendi i ngjarjes, ashtu edhe shoku i 22-vjeçarit që drejtonte Smart, i cili la të riun të gjakosur në vendngjarje.

I riu ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. 22-vjeçari ishte arrestuar për droge dhe kishte dalë nga burgu ditën e djeshme.

Dhe autori është i njohur për autoritetet. Ai është një grek 26-vjeçar, sipas informacioneve, i cili ka precedentë penalë për vepra të ndryshme.