Aplikacion
Raportohet se autori i ka bërë pritë dhe e ka qëlluar me breshëri automatiku teksa ndodhej brenda automjetit.
Ngjarja ka ndodhur në sy të nxënësve të shkollës që janë traumatizuar nga ngjarja.
54-vjeçari është transportuar në spitalin rajonal të Lezhës, ku është në kujdesin e mjekëve aktualisht jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 08:00, në fshatin Rrilë, shtetasi A. P., 54 vjeç, banues në fshatin Rrilë, duke lëvizur me automjet, është plagosur me armë zjarri nga 1 person ende i paidentifikuar. 54-vjeçari është transportuar në spitalin rajonal të Lezhës, ku është në kujdesin e mjekëve (aktualisht jashtë rrezikut për jetën).
Shërbimet e Policisë, me marrjen e njoftimin, kanë shkuar menjëherë ne vendngjarje, është rrethuar zona dhe janë ngritur pika kontrolli.
Njëkohësisht, në ndihmë të Policisë vendore, janë nisur Forcat Kombëtare të Sigurisë të Njësisë Shkodër.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit.