zoom

Politikë

Sanksionet e SHBA-së, kryeministri Edi Rama kryen lëvizjen e radhës

Socialistët pritet të mbledhin grupin parlamentar ditën e martë të javës së ardhshme.

Sipas burimeve brenda selisë blu, në mbledhje pritet të diskutohet çështja e Aqif Rakipit, qëndrimi që do të mbajë Partia Socialiste, si dhe dorëzimi i emrave të propozuar nga deputetët socialist për presidentin/en e re.

Grupi parlamentar socialist pritet që të marrë një vendim politik në lidhje me të paktën dy mandate deputetësh të fituara nga ndikimi i drejtpërdrejtë i Aqif Rakipit në fushatë, i cili përshkruhet nga SHBA si një ish-deputet “famëkeq” me ndikim të dëmshëm dhe destabilizues në proceset politike në Shqipëri.

Djali i tij, Ornaldo Rakipi u zgjodh deputet në listat e PS-së, në zgjedhjet e fundit, me mbështetjen e Rakipit.

Postime të lidhura