zoom

Bota

Samiti i Sigurisë, paralajmëron Elon Musk: AI mund të çojë në zhdukjen e njerëzimit

Elon Musk ka paralajmëruar se Inteligjenca Artificiale (AI) mund të çojë në zhdukjen e njerëzimit, nëse programohet nga njerëzit.

Ai ngriti shqetësimin duke thënë se disa njerëz mund ta përdorin teknologjinë për të mbrojtur planetin, por duke i dhënë fund jetës njerëzore.

Këto deklarata Musk i bëri në Samitin e Sigurisë së AI që po zhvillohet në Mbretërinë e Bashkuar. Gjithashtu ai ka njoftuar se do të takohet edhe me kryeministrin britanik.

Megjithatë shumë ekspertë i kanë konsideruar këto paralajmërime si të tepërta.

Nga ana e tij Nick Clegg, presidenti i çështjeve globale në Meta dhe ish-zëvendëskryeministër, i cili gjithashtu po merr pjesë gjithashtu në samit tha se njerëzit nuk duhet të përqendrohet tek deklarata spekulative, duke shtuar se ende nuk ka asgjë të vërtetë sa i përket deklaratave të tilla.