Aplikacion
Kundërshtari i parë për “Dardanët” do të jetë Izraeli, takim i cili do të luhet duke filluar nga ora 18:00 në Tel Aviv.
Në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes, foli portieri Samir Ujkani dhe trajneri Alain Giresse.
“Jemi gati për të dhënë më të mirën në fushë. Qëllimi jonë është të mbledhim sa më shumë pikë për kualifikim historik. Jam krenar që jam pjesë e ekipit kombëtar. Besoj që ndjenja është jashtëzakonisht e mirë. Jemi rritur së bashku, kjo është arsyeja pse them se tani ka ardhë koha për t’u kualifikuar” , tha Ujkani.
Rivaliteti në grup – “Çdo ekip e kemi konkurrent, jo vetëm Izraelin. Kjo është arsyeja pse them se çdo ndeshje është si finale. Duhet të japim maksimumin për të mbledhur sa më shumë pikë”, shtoi Ujkani.
Pas ndeshjes me Izraelin, Kosova do të pres në stadiumin “Fadil Vokrri” Andorrën më 28 mars. /zoom.al/