Aplikacion
Pas ndezjes së tymueseve deputeti Flamur Noka është përjashtuar nga kryeparlamentarja Lindita Nikolla.
Por ai nuk është larguar nga salla, por ka qëndruar ai duke ndezur fasoleta në mes të Kuvendit.
Noka i afroi fasoletat e ndezura afër karrigeve të kthyera përmbys duke tentuar t’i djegë, por është ndaluar nga garda.
Nuk dihet se si janë futur tymuese në Kuvend, pasi garda kontrolloi çantat e deputeteve përpara se të futeshin në sallë.
Ligjvënësit e opozitës këtë skenar e kanë përdorur nga opozita në seancat e kaluara.