zoom

Lajme

Salianji kërkon lirinë/ Depoziton rekurs në Gjykatën e Lartë

Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji ka depozituar rekurs në Gjykatën e Lartë lidhur me vendimin e Apelit që e dënoi me atë 1 vit heqje lirie.

Kjo vjen pas dënimit për kallëzim të rrem, pas një gjyqi që zgjati disa vjet, për një denoncim mediatik që demokrati kishte bërë ndaj Geron Xhafajt, vëllait të ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, lidhur me trafikun e drogës dhe një dënim të pakryer në Itali.

Salianji u arrestua më shumë se një muaj më parë dhe po vuan dënimin në burgun e Fierit, ndërsa në reagimet e bëra nga qelia, ai vijon të deklarojë se burgosja e tij është politike.