Aplikacion
Sipas Berishës, bashkëshorti i Vejsiut i ka paguar Ramës faturat e detoksit. Në këmbim të faturës 10 mijë euro, shtoi Berisha, ai ka marrë leje ndërtimi.
“Nuk dua të përdor terma dhe nuk do të përdor, nuk do bëj gojën time, si gojën e tij. Po çfarë menduat ju, se me mercenarë si Dumani do të shkatërronit pluralizmin në Shqipëri. A e morët sot mesazhin apo jo. A doni të ua sjell prapë ju, të ua transmetoj se nuk e keni marrë vesh disa prej jush.
I them Edi Ramës se nuk mund të fshihesh pas fustanit të Ajola Xoxës dhe as Erion Veliajt. Sepse populli i Tiranës ka protestuar 42 javë rresht te ajo bashki për arrestimin e tij.
Po për turpin, turpin e atyre të cilët për të mbrojtur Edi Ramën, nuk e akuzojnë për 130 mln euro të zhdukura në inceneratorin e Tiranës. Më thoni mua si ndodh kjo.
Nuk e akuzojnë. Ku është ajo “5B”, sille këtu Belindën. Ku është “5B”. Nuk e akuzojnë për 5D, nuk e akuzojnë për vjedhjet monstruozë të taksave, të taksave antikushtetuese.
Po pse e akuzojnë thoni ju? E akuzoj se Edi Rama i jep për detoks, e dini ju ca është detoksi, 10 mijë euro detoksi dhe i paguan paratë bashkëshorti i Alketa Vejsiut dhe kërcasin lejet nga jugu te parku i Tiranës për bashkëshortin e Alketa Vejsiut.
Po detoksin nuk e bëri Erion Velaij. Detoksin e bëri Edi Rama. Me seanca, jo njëherë, por disa herë. Po ai tjetri që i paguante Edi Ramës, 12 chartera. Nuk ishte Erion Veliaj me 12 chartera.
Erion Veliaj është një hajdut që përveç Ramës dhe Lubisë nuk ka shok në Shqipëri. Por nuk mund të tallet mercenar Dumani me qytetarët shqiptarë. Jo talljen nuk ta pranojmë ne.
Ai harron, ai nuk e di se nga bashkia shkojnë atje poshtë qytetarët dhe e fshijnë,”- tha kryedemokrati në sallën e Parlamentit.
Pas arrestimit të Erion Veliajt, Berisha kërkoi dorëheqjen e Edi Ramës./ Zoom.al