Aplikacion
Dy nga tre të burgosur u kapën gjatë tentativës për t’u larguar, pasi kishin prerë hekurat e qelisë dhe ishin ulur me çarçafë.
I vetmi që i ka shpëtuar arratisë është 27-vjeçari, Edison Pula, i cili ishte ndaluar me një urdhër-arresti europian për tentativë vrasjeje, grabitjeje, posedim eksplozivi dhe krime të tjera të trafikut të drogës, të gjitha të kryera jashtë Italisë.
Por kush është “specialisti” i arratisjeve, Edison Pula?
Në 2016-ën, Edison Pula është arratisur edhe nga ambientet e komisariatit të Krujës. Bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur duke përfituar nga pakujdesia e dy efektivëve, e më pas Pula ka arritur të kapërcejë murin rrethues të komisariatit.
Edison Pula dhe 8 të tjerë akuzohen për atentatin me tritol ndaj Gentian Bejtjas në shtator të 2016-ës, ku 35-vjeçari mbeti i plagosur në këmbë.
Edison Pula në Shqipëri është akuzuar për “Vrasje me paramendim e ngelur në tentativë”, “Shkatërrim i pronës me eksploziv”, “Vjedhje me dhunë” dhe “Prodhimi dhe mbajtja e armëve dhe municioneve luftarake”./ Zoom.al