zoom

Politikë

Safet Gjici seks në zyrë/ Reagon Vasili: Vetëm përpara, ta hongsha zemrën

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili reagoi pas skandalit seksual të kryebashkiakut të Kukësit, Safet Gjici.

Vasili u shpreh në rrjetet sociale se kjo aferë seksuale nuk tregon gjë tjetër veçse fytyrën e vërtetë të Rilindjes.

“Kjo është fytyra e qelbur rilindase e zgjedhjeve të 14 majit të Edi Ramës! Fushata e Edi Ramës “Vetëm perpara, ta hongsha zemrën” i ktheu zyrat e shtetit në kuplara, bordello dhe shtëpi publike. Dhe kanë surrat dhe flasin për fitore këta bastardë, që janë turpi dhe faqja e zezë e këtij vendi”, tha Petrit Vasili.

Safet Gjici u filmua duke kryer marrëdhënie seksuale me një punonjëse të bashkisë në zyrë, ndërsa SPAK ka nisur hetimet për rastin në fjalë.

Postime të lidhura