zoom

Aktualitet

Safet Bajri, “i forti” i Shkodrës kërkon lirinë nga qelia: Nuk bëj më krime, do të respektoj ligjin

I dënuar nga Belgjika me 6 vite si pjesë e narkotrafikut, dënim të cilin po e kryen në Tiranë, Safet Bajri, kërkon lirinë në gjykatë.

Pak javë më parë në dyert e gjykatës së Tiranës Safet Bajri, pjesë e grupit kriminal Bajri, ka kërkuar lirimin me kusht duke garantuat drejtësinë se nuk do të përfshihet më në krime.

Ai u arrestua në vitin 2018 në kuadër të operacionit “Oazi” ndërsa kjo është herë e dytë e një kërkese për liri me kusht pasi më herët i është refuzuar.

Bajrit i kanë mbetur për të shlyer edhe 10 muaj dënim, pasi nga 6 vite, 3 i shleu në Bruksel dhe 2 vite e dy muaj i ka shlyer deri më tani në qelitë e 302-shit./Zoom.al