Aplikacion
Ai u arrestua me urdhër të SPAK, i akuzuar për korrupsion pasiv dhe pastrim parash, të kryer në 9 raste.
Procesi për të është ende në fillim, ku vetëm dje u konfirmua masa e sigurisë, mes akuzash dhe pretendimesh të kryebashkiakut se prokurori i çështjes është në konflikt interesi.
Por, nëse akuzat e ngritura ndaj provohen gjatë procesit gjyqësor, sa vite burg rrezikon Erion Veliaj?
“Deri në 12 vjet burg mund të dënohesh për korrupsionin pasiv, di që janë 5 ose 6 episode. Rrezikshmëria është shumë e lartë kur përsëritet, kemi edhe veprën penale të pastrimit të parave. Logjika është që është bëtë një veprim i paligjshëm që duhet të pastrohet në mënyrë që të përfitohet. Për këto të dyja kemi një marzh dënimi minimal 10-12 vjet, mund të dalë edhe i pafajshëm. Do jetë një rrugë e gjatë që do të zgjasë me vite”, tha ish-prokurori Bledar Bejko në studion e “Euronews Albania”.