zoom

Bota

Sa persona janë evakuuar nga Afganistani deri tani

Rreth 13,400 njerëz u evakuuan me aeroplan nga Afganistani të mërkurën, raporton Shtëpia e Bardhë.

Tashmë, numri i personave të evakuuar nga SHBA dhe partnerët e koalicionit ka shkuar në rreth 100 mijë që nga data 14 gusht.

Ndërkohë, më shumë se 14,500 të evakuuar nga Afganistani kanë zbarkuar në Bazën Ajrore Ramstein në Gjermani, objekti më i madh i Forcave Ajrore të SHBA jashtë Amerikës.