zoom

Bota

Sa mund të kushtojë fjetja në Buckingham Palace?

Nga Pallati Buckingham në shtëpinë e William dhe Kate-it, një studim ka llogaritur se sa do të kushtonin rezidencat mbretërore më të bukura nëse do të përfundonin me qira në Airbnb.

Pallati Buckingham dhe Kështjella Windsor janë disa nga pronat më të bukura në botë, por edhe nga pallatet më të shtrenjtë.

A mund ta imagjinoni ndonjëherë se sa mund të kushtojë të kaloni një natë në një dhomë luksoze në Pallatin Buckingham, duke fjetur në një shtrat mbretëror, me një pamje spektakolare të Hyde Park-ut?

Buckingham Palace mund të dalë në tregun e qirave për 500 mijë paundë, rreth 600 mijë euro në natë.

Zemra arkitekturore e monarkisë dhe rezidencës qendrore të Mbretëreshës në Londër krenohet me një pafundësi dhomash gjumi, salla vallëzimi, biblioteka dhe dhoma arti.

Pallati i pasur, i cili ka gjithsej 775 dhoma, shtrihet në 77,000 metra katrorë dhe vlerësohet në 1.3 miliardë paund.

Nëse mbretëresha Elizabeth vendos të nxjerrë me qira dhomat e pallatit, ajo mund të fitojë mbi 14 milionë paund në muaj dhe 175 milionë paund në vit nga qiraja.

Po pallatet e tjera mbretërore?

Për të gjetur këtë, studimi ka marrë 1.1% të vlerës së përgjithshme të pronës në fjalë dhe ka llogaritur qiranë mesatare të natës për pronat e pallatit të Madhërisë së Saj.

Për shembull, të kalosh një natë në Kështjellën Windsor do të kushtonte rreth 350,000 £, ndërsa një natë në Sandringham House, një nga rezidencat e preferuara të Mbretëreshës dhe ku familja mbretërore kalon tradicionalisht Krishtlindjet, do të kushtonte rreth 280,000 £.

Marrja me qira e Kensington Palace, shtëpia zyrtare e William dhe Kate, do të kushtonte 53,000 £ në natë, 1.6 milionë në muaj.

Ndërkohë, një dhome në shtëpinë e re të Princit Harry dhe Meghan Markle në Montecito, në Kaliforni do të kushtonte vetëm 3,600 £ një natë, për një total prej rreth 120,000 £ në muaj.