Aplikacion
Urdhri i Muhamet Rrumbullakut, duket se ishte sa për të shuar lajmet në media, sepse Qato punën e tij e ka vazhduar menjëherë mëngjesin e sotëm.
Kështu shkruan gazetari Klodian Tomorri në një postim të tij të sotëm.
“Shikoni se sot në mëngjes kanë dhënë urdhrin që Altin Qato të rikthehet në punë dhe është kthyer sakaq. Është ai shefi i rrugores që ja kërciste miletit me shpullë surratit. Në fakt nuk ka ndonjë çudi të madhe këtu. Sa më shume thellohet diferenca e votave aq më fort kërcet shpulla. Megjithatë duhet bërë shyqyr. Deri tek shpulla është mirë kjo punë. Keq është kur të fillojnë të shtrijnë llozin.
Dilni protestoni prapë tani se, herën tjetër do hani grushte surratit”, shkruan Klodian Tomorri në Facebook.
View this post on Instagram