zoom

Stil

Sa kushtoi unaza me diamante me të cilën Luiz i propozoi Kiarës

Luizi surprizoi Kiarën mbrëmjen e së shtunës, duke e propozuar për martesë. Këngëtari vendosi që këtë lidhje ta çonte edhe më tej duke i dhuruar një unazë me diamante.

Prej disa ditësh, ai e kishte bërë atë të mendonte se ishte i dyzuar për ndjenjat ndaj saj dhe lidhjen e tyre të dashurisë.

Pika kulminante ishte në “prime”, kur moderatorja dëgjoi një rrëfim të Luizit në dhomën e rrëfimit, i cili thoshte se është nxituar në hapat që ka hedhur me Kiarën dhe mendon se lidhja e tyre nuk do funksionojë jashtë shtëpisë.

Kjo bëri që ajo të shpërthente në lot dhe kërkoi të dalë menjëherë nga shtëpia. Por, Luizi e mori përdore duke e nxjerrë në oborr me pretekstin për ta sqaruar. Por, sapo u vendosën në qendër të skenës, ai u ul në gjunjë duke nxjerrë nga xhepi një unazë. Reagimi i Kiarës ishte epik pasi moderatorja tha: “Po, por dua të ta fus një shpullë”.

Ajo që tërhoqi vëmendjen ishte edhe unaza e veçantë që Luizi kishte zgjedhur për të dashurën e tij. Unaza me diamante që Luizi, zgjodhi për Kiarën kushtoi plot 2500 euro. Edhe këtë herë, Luizi tha që hyri në borxh për të surprizuar partneren.