zoom

Lajme

Ryan Reynolds e Blake Lively “kokë më kokë” për fitimet, filmi i kujt siguroi më shumë të ardhura

Ishte një betejë se kush siguron më shumë fitime mes çiftit të Hollywood, Ryan Reynolds dhe Blake Lively!

Filmat më të rinj, Deadpool & Wolverine ku aktroi Reynolds dhe It Ends with Us i Blake Lively u përballën në kinema këtë fundjavë.

Fituesi? Deadpool & Wolverine siguroi 54.2 milionë dollarë në shitjet e biletave, ndërsa It Ends with Us fituan 50 milionë dollarë, raportoi Variety.

Ky rast shënon herën e parë në më shumë se tre dekada që një çift i martuar përballet me filmat e tyre në krye të arkës. I fundit ishte Bruce Willis në Die Hard 2 dhe Demi Moore në Ghost, të cilët fituan vendin nr. 1 dhe nr. 2, respektivisht, në 1990.

Deri më tani, Deadpool & Wolverine ka kryesuar në arkë për tre fundjavë radhazi, duke grumbulluar 494.3 milionë dollarë në vend dhe mbi 1 miliard dollarë në nivel global deri më sot, për Variety.