zoom

Bota

Rusia me dorë të hekurt! Bllokon intervistën e Zelensky-t

Rregullatori shtetëror rus i medias, Roskomnadzor ka lëshuar një paralajmërim për mediat ruse, në lidhje me një intervistë të presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Rregullatori paralajmëroi shtypin se nuk duhet të publikojë intervistën dhe se për këtë ka nisur një hetim për të identifikuar shkallën e përgjegjësisë në lidhje me mediat që kanë kryer intervistën.

Më herët, gazeta liberale ruse Meduza njoftoi se kishte intervistuar Zelensky, së bashku me Dozhd TV dhe gazetën ruse Kommersant.

Meduza dhe Dozhd janë të dyja media të bllokuara në Rusi. Rusia kohët e fundit ka miratuar ligje të reja që kufizojnë mënyrën në të cilën mediat ruse mund të raportojnë për luftën në Ukrainë.

Ligjet më të rrepta, kundër shpërndarjes së “lajmeve të rreme” mbi aktivitetet e Forcave të Armatosura Ruse, mbartin akuza të rënda penale deri në 15 vjet burg për shkelësit./ Zoom.al

Related Posts