zoom

Bota

Rusia kërcënon: Anëtarësimi i Ukrainës në NATO është vija e kuqe

Rusia ka dhënë sinjale kërcënuese një ditë pas takimit Putin-Biden në Gjenevë. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov thotë se për Rusinë vija e kuqe është anëtarësimi i Ukrainës në NATO.

Për Peskov, samite përgjithësisht ishte pozitiv por Rusia ngelet e shqetësuar që mund të ketë plan veprimi për anëtarësimin e Ukrainës në NATO.

Rusia dhe Ukraina janë në konflikt që nga aneksimi i Krimesë. Luftime të mëdha bëhen në Donbas herë pas here nga të dyja palët.