zoom

Bota

Rusia kërcënim për luftë Suedisë dhe Finlandës nëse tentojnë t’i bashkohen NATO-s

Rusia ka kërcënuar me luftë dy shtete të tjera Europiane nëse synojnë NATO-n.

Sipas BBC, bëhet fjalë për Suedinë dhe Finlandën.

Zëdhënësja e ministrisë së jashtme ruse ka paralajmëruar se pranimi i Finlandës ose Suedisë në aleancën e mbrojtjes NATO do të shkaktonte një përgjigje serioze nga Moska.

Gjatë një konference për shtyp në Moskë, Maria Zakharova kërcënoi nëse ndonjë nga 2 vendet do të kërkonte të bashkohej me aleancën e sigurisë, “do të kishte pasoja të rënda ushtarake dhe politike që do të kërkonin që vendi ynë të ndërmarrë hapa reciprokë“, njoftuan agjencitë ruse të lajmeve.

?#Zakharova: We regard the Finnish government’s commitment to a military non-alignment policy as an important factor in ensuring security and stability in northern Europe.

☝️Finland’s accession to @NATO would have serious military and political repercussions. pic.twitter.com/eCY5oG23rL

— MFA Russia ?? (@mfa_russia) February 25, 2022