Aplikacion
Në mesazhin e tij të fundit në Telegram, Zelensky shkruan se raketat ranë në godinën e një teatri dhe të një universiteti duke shkaktuar viktima dhe të plagosur, por nuk dha detaje të mëtejshme. “Një e shtunë e zakonshme tashmë, të cilën Rusia e ka shndërruar në një ditë dhimbjeje. Ka patur disa të vdekur dhe të plagosur si pasojë e sulmeve me raketa” shprehet presidenti ukrainas.
Sulmet janë konfirmuar edhe nga guvernatori i një qytetit verior i cili u ka kërkuar banorëve të zhvendosen në vendstrehime pasi rreziku vijon të jetë i lartë. Ndërkohë autoritetet ukrainase theksuan se gjatë natës të së premtes janë rrëzuar 15 dronë rusë.
Për luftën që vazhdon të sjellë viktima çdo ditë në Ukrainë, ka reaguar edhe përfaqësuesi i Lartë i Politikës së Jashtme të BE-së, Joseph Borrel. Ai ka lëshuar akuza të forta për udhëheqësin e Kremlinit Vladimir Putin. Borrell është shprehur në një intervistë se Putin po sakrifikon ushtrinë dhe popullin e tij për të mbijetuar.